Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke pretenduar se vuante nga leukemia, lihet në burg shqiptari në Kosovë, si funksionoi “skema” e mashtrimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është në pritje të përfundimit të draftit të ri të Ligjit për Dhomat e Specializuara, pas marrëveshjes së arritur me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për vazhdimin e nismës ligjore.
Kurti deklaroi se ekspertët pritet ta përmbyllin tekstin e ri gjatë ditëve në vijim.
“Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim prej ekspertëve që ta përmbyllin këto ditë”, u shpreh kryeministri pas ceremonisë solemne me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Nisma për hartimin e projektligjit të ri u dakordua më 19 nëntor, pas takimit të Kurtit me ushtruesen e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, dhe ish-kryetarin e kësaj partie, Bedri Hamza.
Çitaku kishte bërë të ditur se drafti i ri do të mbështetet në tekstin e miratuar nga Kuvendi në dy lexime, por do të përfshijë edhe propozimet e PDK-së dhe rekomandimet e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë.
Sipas saj, ndryshimet synojnë që ligji të ketë një bazë më të qëndrueshme juridike dhe të jetë më i zbatueshëm në praktikë. Ajo gjithashtu kishte kërkuar falje për vonesat dhe paqartësitë që kanë shoqëruar këtë proces, duke u zotuar se nisma do të çohet deri në fund.
Ndërkohë, krahas hartimit të projektligjit të ri, Grupi Punues Shtetëror do të vazhdojë punën edhe për Strategjinë e Mbrojtjes në Apel.
Top Channel