Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria është në pritje të ekspertëve juridikë për të përfunduar draftin e ri të Ligjit për Dhomat e Specializuara, të njohur si Ligji për Gjykatën Speciale. Kurti u shpreh se procesi pritet të përmbyllet brenda pak ditësh. “Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim nga ekspertët që ta përmbyllin këto ditë”, deklaroi ai.