Shqipëria vë në zbatim “Tips Clone”, Sejko: Hyn në fuqi sistemi i pagesave të menjëheshme në euro dhe lekë, brenda vendit

Nga kjo e hënë, në Shqipëri do të nisë funksionimi i sistemit të pagesave të menjëhershme TIPS CLONE, që jep mundësi për qytetarët dhe bizneset të kryejnë transferta brenda vendit në kohë reale.
“Sot do të shkojmë online me sistemin “Tips Clone”, është sistem i pagesave të menjëheshme në euro dhe lekë që do të kryhen brenda vendit, në 24 orë dhe në 7 ditë të javës. Me implementimin e këtij sistemi pagesash të menjëhershme, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kursejnë mbi 400 milionë euro”, tha Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë
Sipas Guvernatorit Gent Sejko, ky është një hap i mëtejshëm në modernizimin e sistemit të pagesave dhe shkon në të njëjtën linjë me direktivat e Bashkimit Europian.
“Siguroj të gjithë qytetarët shqiptarëe që me implementimin e këqtij sistemi pagesash, jemi në përputhshmëri me të gjitha sistemet e pagesave moderne që aplikon Bashkimi Europian në ditët e sotme”, shtoi Sejko.
Për të kryer një transfertë të menjëhershme, klientët mund të zgjedhin opsionin përkatës në aplikacionin e bankës së tyre. Transfertat e menjëhershme me vlerë deri në 40 mijë lekë ofrohen pa komision.




