Bayerni vijon bisedimet me përfaqësuesit e Jamal Musialas mes polemikave

Bayern Munichu mban kontakte të rregullta me përfaqësuesit e Jamal Musialas, ndonëse së fundmi ka pasur përplasje publike mes klubit dhe rrethit të futbollistit, raporton SPORT1.

Reagime të shumta shkaktuan komentet e drejtuesve bavarezë për gjendjen neurologjike të Musialas. Drejtori Jan-Christian Dreesen dhe anëtarët e bordit mbikëqyrës Uli Hoeness e Karl-Heinz Rummenigge shprehën pasiguri nëse mesfushori do të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe do të justifikojë kontratën e majme.

Të lidhura

None found

Ish-futbollisti Stefan Effenberg e kritikoi ashpër mënyrën e komunikimit të klubit, duke e quajtur atë katastrofale. Reagoi edhe sindikata ndërkombëtare e futbollistëve, FIFPRO, e cila e cilësoi situatën si një presion të koordinuar përpara bisedimeve të mundshme.

Shqetësimet u shtuan pas raportimit të Bild se të hënën e kaluar Musialës i ishin rikthyer problemet dhe ai kishte përjetuar një tjetër episod të humbjes së vetëdijes, të lidhur me çrregullimin neurologjik.

Pavarësisht zhvillimeve, presidenti i klubit Herbert Hainer u përpoq të ulë tensionet, duke siguruar se Musiala do të ketë mbështetjen e plotë dhe kohën e nevojshme për t’u rikuperuar.

Brenda klubit ka, megjithatë, edhe vlerësime të ndryshme. Drejtori sportiv Max Eberl ka deklaruar se udhëheqja sportive e sheh situatën ndryshe.

Sipas SPORT1, bisedimet mes klubit dhe këshilltarëve të futbollistit vijojnë.


Shtuar më 23.11.2026 15:19

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobet girişjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş