Kategoria e Parë në RTSH/ Besëlidhja ndal vrullin e Ilirisë, Besa nuk fal Kastriotin

Iliria e Fushë Krujës është ndaluar në javën e 11-të të Kategorisë së Parë në transfertë në Lezhë. Besëlidhja, në ndeshjen e transmetuar në RTSH Sport HD, arriti që të frenonte ekipin kryesues duke i shkaktuar humbjen e parë pas plot gjashtë fitoreve radhazi (pesë në Kategorinë e Parë dhe një në Kupën e Shqipërisë).
Iliria kaloi e para në avantazh me anë të Adeniyi (44’), por planet e tyre u komplikuan së tepërmi kur Selmani doli me karton të kuq në minutën e 60’.
Vendasit, me një lojtar më shumë, për të ekuilibruar rezultatin iu deshën vetëm nëntë minuta lojë pasi shënuan golin e parë me anë të Ogungbire. Në kohën shtesë ishte Hila, ai që shënoi golin e fitores për Besëlidhjen në minutën e 93’. Në 11 ndeshje Iliria mban vendin e dytë me 21 pikë po aq sa ka edhe Besa, kryesuese, e cila mundi me shifrat 2-1 ekipin e Kastriotit në Krujë. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



