Moti i keq dhe stuhia kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën e Prrenjasit, ku disa fshatra kanë mbetur pa drita.
Problematikat në rrjetin elektrik janë shkaktuar nga kushtet e pafavorshme atmosferike, ku raportohet për reshje të dendura shiu dhe erë e fortë.
Po ashtu, si pasojë e motit të keq, është vështirësuar edhe qarkullimi i automjeteve në disa akse rrugore, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.













