Top Channel/ Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: IA mund të zëvendësojë njerëzit
23/11/2026 15:56

Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë pothuajse të gjithë njerëzit në tregun e punës, duke i bërë ata ekonomikisht të panevojshëm. Ky është parashikimi i Tao Lin, studiues në kompaninë amerikane Anthropic, e njohur për zhvillimin e sistemit të inteligjencës artificiale Claude. Në një intervistë për organizatën kërkimore Palisade Research, Lin deklaroi se deri në fund të vitit 2027 mund të shfaqet një inteligjencë artificiale më e aftë se ekspertët më të mirë njerëzorë në pothuajse çdo fushë, nga programimi te krijimtaria dhe vendimmarrja. Sipas tij, zhvillimi i kësaj teknologjie mund të sjellë një transformim rrënjësor të ekonomisë botërore. Fillimisht njerëzit do të humbasin vendet aktuale të punës dhe do të detyrohen të ndryshojnë profesion, por më vonë mund të mos gjejnë më asnjë punë që makineritë nuk mund ta kryejnë. Në një skenar të tillë, miliona apo miliarda njerëz do të vareshin nga mbështetja financiare e shtetit për të jetuar. Megjithatë, studiuesi sqaroi se kjo nuk do të ndodhë domosdoshmërisht brenda vitit 2027, pasi zëvendësimi i punës fizike kërkon edhe zhvillimin dhe prodhimin masiv të robotëve. Paralajmërimi i tij shkon edhe më tej. Lin vlerëson se ekziston një mundësi prej rreth 20 për qind që inteligjenca artificiale t'ia heqë përfundimisht njerëzimit kontrollin mbi të ardhmen e vet. Ai kërkon ngadalësimin e ritmit të zhvillimit të inteligjencës artificiale, për t'u dhënë kohë studiuesve dhe qeverive të përgatiten për rreziqet.

Top Channel/ Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: IA mund të zëvendësojë njerëzit
23/11 15:56
Top Channel/“Të pret vdekja”,alarm për bomba në qindra shkolla të Gjermanisë:Frikë dhe në Danimarkë!
23/11 15:53
Top News – Akuzon Ukrainën për terrorizëm / Kremlini paralajmëron: Deti Baltik po “zien”
23/11 15:23
Top News – Avionët ndalen në tokë në Belgjikë / Anulohen qindra fluturime, grevë kundër kursimeve
23/11 15:08
Top News – Gjigantët gjermanë ‘shtrëngojnë rripin’ / ‘Fillimi i fundit’ të prodhimit të automjeteve
23/11 14:57
Top News – I ftohti po vjen, frikë në Evropë / Rriten çmimet e gazit, pritet mungesë furnizimesh
23/11 14:56
Top Channel/ Substancë e panjohur gjatë koncertit në Manchester: 12 mijë të evakuar, 50 të lënduar!
23/11 14:34
Top News – Nga Shqipëria apo nga Libia…!? Nga u nisën dronët që goditën luftanijen ruse
23/11 14:10
Top News-“Lufta III Botërore nis në Kaliningrad”/ Enklava ruse, vatër e mundshme konflikti me NATO-n
23/11 14:05
Top News- E ardhmja e trupave amerikane në KFOR/Gjermania konfirmon koordinimin me Uashingtonin
23/11 14:00
Top News – Panik në Stamboll, një luan në arrati / Bisha endet në lagjen luksoze, operacion kërkimi
23/11 13:48
Top News – Panik në shkolla në Gjermani e Danimarkë / Mijëra fëmijë evakuohen: Vdekja ju pret
23/11 13:45
Top News – Hidhet ‘substancë e panjohur’ në koncert / Mijëra të evakuuar, panik në Britaninë e Madhe
23/11 13:44
Top Channel/ 14-vjeçari do vriste shokët në Greqi, nxënësi planifikonte një sulm me armë ndaj…
23/11 12:26
Top News – Mision i pabesueshëm, fundoset luftanija ruse / Zelenski ‘tregon’ aksionin pranë Libisë
23/11 12:10
Top News – Anija dy ditë në flakë, Rusia nis tërheqjen / E nxjerr nga ujërat finlandeze
23/11 12:08
Top Channel/ KFOR, mbështetje nga Gjermania: Jemi në koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në!
23/11 12:07
Top News – Satelit me kokë bërthamore në orbitë/Sputnik-S, alarm në Gjermani, Rusia gati ta lëshojë
23/11 12:03
Top News – Alarm ajror, NATO ngre avionët / Dron rus mbi Rumani, dy F-18 vihen në ndjekje
23/11 12:03
Top News – Irani betohet: Do ta poshtërojmë armikun / Prezanton raketalëshuesin e ri
23/11 11:57