• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flamingot që kërkojnë antifashizëm pa antifashistë

by Bjorn Runa
23/11/2026 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Protesta ka arritur tashmë në pikën ku rrëzimi i qeverisë me sa duket nuk është më një dëshirë sa duhet ambicioze dhe ka nisur të kërkojë një vend për veten në kalendarin kombëtar, duke e quajtur nëntorin e 2026, për shkak të protestës së thirrur në datë 28, si “nëntorin e tretë” të shqiptarëve.

Është një togfjalësh që lidhet me filmin e realizmit socialist për pavarësinë e vendit, i cili titullohet “Nëntori i Dytë,” që siç dihet i referohet 28 nëntorit të 1443-it si nëntori i parë. Drejtuesit dhe organziatorët e protestës me sa duket kanë vendosur që sekuenca e nëntorëve historikë duhet të vazhdojë me ta, nga Skënderbeu, te Ismail Qemali, te… Falmingot.

Historia lëviz shpejt kur merr përsipër të jesh njëkohësisht personazh dhe shkrues i saj, teksa ajo është duke ndodhur. Por, ka një problem në aritmetikën e Flamingove. Shqipëria e ka ndërkaq një nëntor të tretë të rëndësishëm dhe ai është nëntori i 1944-ës, kur vendi u çlirua nga pushtimi gjerman.

Me gjithë debatin absurd dhe shpesh qesharak që zhvillohet prej 36 vitesh në vend në lidhje me datën e çlirimit, a thua se Vermahti duhet të kishte vulosur pasaportën në kufi para se të largohej, si e majta ashtu edhe djathta tradicionale kanë nuk kanë debatuar ndonjëherë për muajin dhe aq më pak rreth vetë faktit të çlirimit të vendit.

Ndaj, para se Flamingot të mund të kenë nëntorin e tyre të tretë, duhet fillimisht të humbasin një. Se cilin kanë zgjedhur të fshijnë është e qartë. E vetmja gjë që mund të përpiqemi të kuptojmë, për të njohur pak më mirë politikën e tyre, është arsyetimi pas kësaj zgjedhjeje.

Shpjegimi i parë dhe më i thjeshti është padija, çka është plotësisht e mundur nëse kujtojmë sloganet e huazuara nga Nacioanlistët (Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhëtareve), të gërshetuara me adhurimin për figura të së majtës si Avni Rustemi, të cilit me gjasë i admirojnë dhunën dhe vrasjet sesa bindjet politike.

Por ka edhe një mundësi tjetër, që është e vështirë të injorohet kur sheh se si ka evoluuar protesta nga qershori në nëntor. Ndërsa e kanë kapërcyer tashmë kauzën fillestare për të hyrë në një territor shumë më të paqartë si ai i “ndryshimit të sistemit,” pa mundur asnjëherë të artikulojnë qartë se për cilin sistem e kanë fjalën, Flamingot kanë lënë një boshllëk në prtestë, që është mbushur gradualisht nga nacionalizmi, një antikomunizëm konspirativ dhe hera-herës edhe nga akte që anojnë dukshëm nga fashizmi. Mjafton të kujtojmë këtu episodin me aktivistët e flotiljes Sumud, apo edhe përçmimin shpesh të shfaqur haptas ndaj kauzave të majta si ambientalizmi.

Natyrisht që këto, të vetme, nuk e bëjnë të gjithë protestën një lëvizje fashiste, por na tregojnë se cila lloj politike është ndierë më në shtëpi se të tjerat në bulevard. Ashtu sikurse e bëjnë zhdukjen e nëntorit 1944 edhe më interesant se sa një gabim në llogaritjen e nëntorëve me rëndësi historike.

Flamingot e dinë më së miri se 1944 ekziston, por janë ndërkohë kaq të bindur për rëndësinë e tyre historike, saqë kanë vendosur të heqin një vijë të drejtë nga Skënderbeu, te Ismail Qemali dhe tek vetja e tyre. Tri akte çlirimi të shtrira në pesë shekuj e gjysmë.

Në momentin që e pranon një premisë të tillë, është e qartë se 1944 duhet fshirë sepse jua prish kompozimin. Ndërsa Skënderbeu dhe Ismail Qemali janë mjaftueshëm të largët në kohë dhe mund të adopotohen lehtësisht nga kushdo pa frikën se mund të akuzohen për ndonjë gjë të gabuar – fjala vjen si komunistë – nëntori i 1944, e prish sekuencën Krujë-Vlorë-Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Është më e lehtë ta bashkosh antifashizmin me “komunizmin” dhe ta hedhësh në harresë të gjithë atë periudhë.

Tani mund të shkruajmë sa të duam nëpër mure “Revolucioni Flamingo – Veprim Antifashist,” por nëse “antifashizmi” ynë që në hapin e vet të parë zgjedh të kapërcejë pikërisht nëntorin antifashist të vendit, kjo mund të jetë një shpikje e jona à la flamingo e një antifashizmi pa antifashistë, por që në thelb i ngjan më shumë fashizmit.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Flamingot që kërkojnë antifashizëm pa antifashistë

November 23, 2026
Vdekja e Giorgos Mazonakis, shkencëtarët grekë paralajmërojnë për trajtimet “kundër plakjes” -

Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfundimtare

November 23, 2026
Reshjet e shiut rrisin nivelin e liqenit të Fierzës, rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit mbulohen nga uji!

Reshjet e shiut rrisin nivelin e liqenit të Fierzës, rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit mbulohen nga uji!

November 23, 2026
Konferenca e OKB për Klimën, COP31 mbyllet pa konsensus politik!

Konferenca e OKB për Klimën, COP31 mbyllet pa konsensus politik!

November 23, 2026
Nvidia, histori përtej skandalit seksual! Kompania në shënjestër të spiunazhit kinez

Pas skandalit intim me spiunen e dyshuar kineze, Jensen Huang rikthehet në postin e CEO-s së NVIDIA-as pas 11 ditësh!

November 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi për nesër, parashikimi për 12 shenjat e zodiakut! Nga puna dhe financat, te shëndeti dhe dashuria

November 23, 2026
Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

Kurti zbulon kur pritet të përfundojë drafti i ri për Gjykatën Speciale: Ekspertët drejt fundit të punës!

November 23, 2026
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në 2.5%, Sejko: Shkak, rreziqet që po përballet ekonomia

BSH prezanton IPSA për pagesat bankare, Sejko: Transfertat kryhen brenda pak sekondash!

November 23, 2026
Presidenti i Partizanit kundër Ligjit të Sponsorizimit, Demi: Ministri nuk merr vesh nga futbolli, ja thirrja ime për kryeministrin Rama!

Presidenti i Partizanit kundër Ligjit të Sponsorizimit, Demi: Ministri nuk merr vesh nga futbolli, ja thirrja ime për kryeministrin Rama!

November 23, 2026
“Na duhen sistemet Patriot”- Ukraina me sytë nga NATO, Zelensky apelon: Dimri po vjen, kemi nevojë për ju!

“Na duhen sistemet Patriot”- Ukraina me sytë nga NATO, Zelensky apelon: Dimri po vjen, kemi nevojë për ju!

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In