Arion Kurtaj, 21-vjeçari me origjinë shqiptare që hakoi sistemet e kompanisë Rockstar Games dhe publikoi pamje të papërfunduara të videolojës GTA 6, është dënuar me shtatë vite burg në Britaninë e Madhe. Megjithatë, ai është liruar menjëherë, pasi kishte vuajtur tashmë pjesën më të madhe të dënimit në paraburgim.

Kurtaj ishte pjesë e grupit të njohur të hakerëve Lapsus dhe në vitin 2022 arriti të vidhte rreth 90 video nga GTA 6, duke kërcënuar kompaninë se do të publikonte edhe kodin burimor të lojës.

Përveç Rockstar Games, ai kishte sulmuar edhe kompanitë Uber, Revolut dhe BT/EE, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare dhe duke ekspozuar të dhëna konfidenciale.

Ad

Gjykata i ka vendosur gjithashtu një urdhër pesëvjeçar për parandalimin e krimeve të rënda, i cili kufizon aktivitetin e tij në internet, përfshirë përdorimin e platformave Telegram dhe Discord.