I ftuar në edicionin e mesditës ka qene gazetari Julian Hoxhaj.
Gjatë bisedës me moderatorin Sibora Bitri ai ka komentuar situatën politike në vend. Ai vlerësoj se Opozitës në vend i duhet një unifikim.‘Duhet uniteti opozitar për të dhënë rezultate në zgjedhjet që po vijnë’ tha Hoxhaj, ai evidentoi si një figurë përbashkuese të opozitës në Tiranë mjekun Ilir Alimehmeti.
Sibora Bitri: Në lidhje me bashkimin e partive opozitare pas deklaratës së Berishës. Si e shikon këtë pjesë dhe sa e realizueshme do të jetë. A do arrijnë të kenë një kandidat të përbashkët. Dhe kur flas për Tiranën është mirë një kandidat politik apo jo politik.
Julian Hoxhaj: Së pari unë mendoj se ftesa e Liderit të Opozitës, drejtuar partive të tjera opozitare, përfshi edhe ato të cilat kanë një diskurs, po themi, kritik ndaj Partisë Demokratike dhe ndaj liderit të saj është e sinqertë. Është një ftesë e cila vjen në një moment historik për Shqipërinë. Është një ftesë kur partitë opozitare të cilat kanë treguar për fat të keq, pra partitë e vogla opozitare, që nuk kanë zgjidhur dot deri sot problemet dhe mosmarrëveshjet midis tyre dhe kanë treguar që përtej dëshirës po themi herë pas here për ti shërbyer atdheut për të rrezuar Edi Ramën, kanë pasur qëllime shumë të vogla e ndonjëherë deri meskine për të pasur një lloj mini pushteti, një deputet, dy deputetë maksimumi dhe për të qenë aty dhe ta konsiderojnë vete si një lloj faktori por që në fakt e kanë treguar që këto parti nuk kanë qenë kurrsesi faktorë për të tërhqur vëmendjen e qytetarëve shqiptarë. Jo faktor i politikës së brendshme në Shqipëri, por për të tërhequr vëmendjen dhe për tu bërë faktorë ne politikë. Dhe, pse e them këtë. Sepse sot duket sikur ka një lloj rezistence, ndoshta jo nga të gjithë partitë e spektrit opozitar, pra partitë e vogla, por ka njëfarë rezistence nga disa lider të cilët për fat të keq nëse edhe këtë herë nuk bashkohen dhe nuk shprehin vullnetin për tu bashkuar me atë që është sot forca më e madhe opozitare dhe që është lokomotiva dhe që udhëheq të gjithë debatin publik opozita në Shqipëri, dhe të gjitha zhvillimet i dikton ajo, Partinë Demokratike.
Sibora Bitri: Edhe për numër votash...
Julian Hoxhaj: Patjetër. Ky është elementi kryesor. Se do ndalem edhe këtu. Por këto parti nëse nuk bashkohen, sot, të shkojnë dhe të ulen në tryezë. Nëse nuk duan me zotin Berisha le të ulen me përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike, ka plot. Por sot nuk mund ti lihet më luksi Edi Ramës që në Tiranë dhge në të gjithë Shqipërinë, partitë opozitare të dalin me më shumë se një kandidat. Pra të dalin të përçara në zgjedhje. Sot, Tirana dhe e gjithë Shqipëria duhet të ketë kandidatë të unifikuar opozitarë. Partitë opozitare pastaj në llogoren e vet le ta bëjë betejën. Lë të garojë për Këshillat bashkiake etj. Por duhet një unifikimi, një lloj uniteti opozitar për të dhënë rezultate.
Sibora Bitri: Sheh ndonjë figurë konkrete që mund të mblidhet për të maksimizuar të gjithë fuqinë e opozitës.
Julian Hoxhaj: Ky është mendimi im. Unë mendoj se nëse ka një figurë që bashkon spektrin politik, spektrin intelektual dhe spektrin qytetar, bashkon të themi atë qytetarinë tiranase, atë që Tirana sot e vuan. Po themi një lloj shkatërrimi të identitetit të qytetarisë tiranase dhe shume elementë të tjerë, të fushave të tjera është pikërisht doktor Ilir Alimehmeti. Unë mendoj dhe besoj që është figura sot që i bashkon të gjithë këto elementë. Nuk ka asnjë parti opozitare dhe këtë e them me bindje të plotë sepse këtu duhet të përqendrohet debati që sot mund të kontestojë figurën e doktor Ilir Alimehmetit. Dhe normalisht as Arlind Qorri, as Adriatik Lapaj, as Agron Shehaj dhe kushdo qoftë tjetre që mendon se është në opozitë dhe që kërkon të rrëzoje Edi Ramën, sot nuk mund të kontestojë të paktën minimalisht figurën e Ilir Alimehmetit si figura që unifikon të gjithë spektrin opozitare...
© SYRI.net
Lufta e dronëve mes Adriatikut e Libisë/ Tirana nën dyshime, Italia blindon Kanalin e Siçilisë
Rama ia mohoi gazetarit amerikan, por ja prova: Mbi 50 mijë apartamente janë bosh vetëm në Tiranë
SYRI TV/ Buxheti 10 miliardë euro s'u votua as nga vetë Rama! As Balluku e Spiropali s'votuan dokumentin e qeverisë