Italianin e pret një pauzë më e gjatë, për shkak të së cilës do të mungojë në Australian Open, turneun e parë Grand Slam të vitit 2027.

Siç raporton Sky Sport Italia, Sinner ka udhëtuar drejt qytetit finlandez Turku, ku do të operohet nga ortopedi i njohur Lasse Lempainen, specialist për lëndimet e muskujve dhe tendinave. Sipas vlerësimeve të para, rikuperimi pritet të zgjasë nga tre deri në katër muaj, që do të thotë se Sinner nuk do të jetë i gatshëm për Australian Open, i cili fillon më 17 janar 2027.

Ky është një tjetër goditje e madhe për tenistin italian, i cili për shkak të lëndimit tashmë ka humbur edhe pjesën e dytë të sezonit, përfshirë US Open dhe turneun përmbyllës ATP Finals në Torino.