20 ditë pasi la burgun e Fushë- Krujës dhe shkoi në banesën e ‘fortifikuar’ në lagjen 1 maji në Fier, Selami Hasani gjeti vdekjen pas të shtënave me breshëri plumbash. Teksa po punonte në murin rrethues të banesës, një automjet tip “Volvo” qëndroi për disa sekonda, qëlloi Sel Çamit dhe nipit të tij, Jakup Hasani . 60-vjeçari vdiq në vend, ndërsa nipi i tij që nuk dihet nëse ishte edhe ai në shënjestër, mori disa plumba dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Disa gëzhoja u gjetën në oborrin e banesës, ndërsa pista ku po fokusohen hetimet është ajo e hakmarrjes mes familjeve Hasani dhe Isufaj.