Tropojë, rrëshqitjet e dheut vijojnë të shkaktojnë probleme, bllokohet aksi Bajram Curri–Cerrnicë

Tropojë, rrëshqitjet e dheut vijojnë të shkaktojnë probleme, bllokohet aksi Bajram Curri–Cerrnicë

16:38, 23/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme në Tropojë. Si pasojë, është bllokuar qarkullimi në segmentin rrugor Bajram Curri–Cerrnicë, në kilometrin 2+680, ku është shembur bazamenti i rrugës.

Pas një vlerësimi teknik, është konstatuar se ekziston rrezik serioz për dëmtimin e mëtejshëm të trupit të rrugës dhe për sigurinë e drejtuesve të mjeteve.

Për këtë arsye, është vendosur bllokimi i qarkullimit në këtë segment, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë.

Qarkullimi i automjeteve do të devijohet përmes aksit alternativ Sopot–Ura e Bujanit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco