Reshjet e para të dëborës kanë mbërritur në juglindje të Shqipërisë, duke zbardhur disa zona malore të qarkut të Korçës.
Sipas informacioneve, reshje të lehta dëbore janë regjistruar në Qafën e Martës, në Mashkullorë të Panaritit, si dhe në zonat e larta të Ersekës.
Ndërkohë, sinoptikanët parashikojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave gjatë ditëve në vijim, me vlera që pritet të zbresin deri në -4 gradë Celsius.
Përveç zonave ku kanë nisur reshjet, dëbora pritet të shfaqet edhe në destinacione të tjera malore dhe turistike të juglindjes, mes tyre Voskopojë dhe Dardhë.


