50 milionë euro mbështetje për Kosovën, Shiroka Pula pret diplomatin e Luksemburgut
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.
Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale që Luksemburgu i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar kontributin e këtij shteti në zhvillimin e vendit. Ajo ka vlerësuar veçanërisht vazhdimin e mbështetjes financiare të Luksemburgut përmes kornizës së re të bashkëpunimit, në vlerë prej 50 milionë eurosh për periudhën 2026–2030.
Sipas Presidencës, Shiroka Pula ka theksuar se kjo mbështetje dëshmon përkushtimin afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës dhe besimin në potencialin e saj zhvillimor.
Në takim është diskutuar edhe për mbështetjen e mëtejshme të Luksemburgut për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe aspiratën e saj për anëtarësim në NATO.
Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës
Burgim i përjetshëm për Murselin dhe Plavën, Apeli vërteton dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt
27 vjet nga vizita historike e Bill Clintonit në Kosovë
- 17:04 Irani kërkon kompensim prej gati 300 miliardë dollarësh nga SHBA-të
- 17:01 “Sigurisht që jam njeri”, politikani amerikan reagon pas videos virale
- 17:01 BE prezanton paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë, në shënjestër bankat e kriptomonedhat
- 16:57 Rezidenca e Will Smith në Kaliforni përfshihet nga flakët (VIDEO)
- 16:50 Rreth 450 shkolla në Gjermani marrin kërcënime me bomba
- 16:37 Nvidia rivendos Jensen Huang si CEO