PD-ja përgatit kandidatët për zgjedhjet e 9 majit, dy deputetë priten të lënë mandatin për të garuar

Teksa gara për Bashkinë e Tiranës vijon të mbetet pa një emër konkret, Partia Demokratike ka avancuar me përzgjedhjen e kandidatëve që pritet të garojnë në bashkitë e tjera të vendit. Në listën e emrave që po diskutohen në radhët e opozitës janë edhe dy deputetë të grupit parlamentar demokrat, të cilët pritet të lënë mandatin për t’u përfshirë në garën elektorale të 9 majit.

Bëhet fjalë për Gjin Gjonin, i cili përflitet si kandidat për Lezhën dhe Xhelal Mziun për Bashkinë e Kamzës. Një tjetër vendim që duket se ka marrë PD-së lidhet me bashkitë që aktualisht drejtohen nga opozita.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve, kryetarët aktualë pritet të marrin sërish mbështetjen e demokratëve për të garuar për një mandat të dytë. Kjo strategji përfshin bashkitë e Kavajës, Hasit, Mirditës, Tepelenës dhe Pukës.

Ndërkohë, në disa prej bashkive të tjera kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e kandidatëve të rinj janë në Vlorë, PD pritet të mbështesë Atird Hoxhën, në Kukës Rrahman Demën, ndërsa në Durrës Adrian Gashin.

Megjithatë, përzgjedhja e kandidatëve nuk ka përfunduar ende dhe emrat mbeten në fazën e diskutimeve. Pritet që procesi të marrë më shumë qartësi gjatë javës së parë të dhjetorit, kur degët lokale të Partisë Demokratike të përmbyllin procesin e propozimeve dhe diskutimeve.


Shtuar më 23.11.2026 17:05

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet giriş