Në pjesën e dytë të takimit Al Ain – Esteghlal FC, të vlefshëm për grupet e Champions League aziatike, Jasir Asani u bë protagonist. Ndeshja ishte në barazim 1 – 1 kur sulmuesi i Shqipërisë la shenjën e tij në lojë.
Në minutën e 50-të, ish-bomberi i Partizanit u tregua i pakapshëm në krah dhe kundërshtari mundi ta ndalte vetëm me faull.
Të lidhura
None found
Një minutë më pas, nga goditja standarde e fituar, Asani përdori të majtën e tij të saktë për t’i dhënë një asist të përsosur Fallahut, i cili shënoi në minutën e 51-të. Anësori i Shqipërisë po kalon një sezon mbresëlënës me Esteghlal FC, me 9 gola dhe 2 asiste në 17 paraqitje.






