Dëbora zbardh Kukësin, vështirësi në qarkullim pranë Tunelit të Kalimashit
Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit, duke sjellë vështirësi për drejtuesit e automjeteve, veçanërisht në rrugët pranë Tunelit të Kalimashit.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe rënia e temperaturave kanë favorizuar reshjet e dëborës në zonat me lartësi të madhe, ndërsa lëvizja në disa segmente rrugore është bërë më problematike.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të jenë të vëmendshëm gjatë udhëtimit.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, gjatë ditës së sotme reshjet në zonat veriore dhe lindore të vendit pritej të shfaqeshin në formë dëbore në lartësitë mbi 1000 metra.
Ndërkohë, akset rrugore në qarkun e Kukësit vijojnë të jenë nën monitorimin e autoriteteve, pasi kushtet e paqëndrueshme atmosferike mund të shkaktojnë vështirësi të tjera në qarkullim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



