Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë disa zona malore në vend, si pasojë e rënies së ndjeshme të temperaturave.
Në juglindje të vendit, reshje të lehta dëbore janë regjistruar në Qafën e Martës, Mashkullorë të Panaritit dhe në zonat e larta të Ersekës. Dëborë pritet të ketë në vijim edhe në Voskopojë dhe Dardhë.
Ndërkohë, reshje dëbore me intensitet mesatar kanë nisur edhe në Qafë Thore, ku ulja e temperaturave ka sjellë ndryshimin e kushteve atmosferike.
Firmat e kontraktuara janë në terren për mirëmbajtjen dhe mbajtjen të hapur të aksit rrugor.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat gjatë ditëve në vijim pritet të zbresin deri në -4 gradë Celsius, duke rritur mundësinë për reshje të tjera dëbore në zonat malore të vendit.










