Avokati Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn në burg, situatë antikushtetuese
Avokati Plarent Ndreca nuk është lejuar sërish të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Fierit.
Ndreca është paraqitur mbrëmjen e kësaj të hëne në institucionin e vuajtjes së dënimit për t’u konsultuar me klientin e tij në lidhje me seancën gjyqësore të planifikuar për nesër, si dhe për të diskutuar mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe ndërhyrjen e mundshme kirurgjikale.
Sipas avokatit, si arsye për moslejimin e takimit i është komunikuar mungesa e personelit dhe e instrumenteve të kontrollit. Ai ka kërkuar që arsyet e refuzimit të pasqyroheshin në një procesverbal zyrtar, por edhe kjo kërkesë nuk është pranuar.
Ndreca e ka cilësuar situatën si antikushtetuese, antiligjore dhe skandaloze, duke theksuar se e drejta e avokatit për t’u takuar me klientin duhet të garantohet në çdo kohë, përfshirë fundjavat dhe ditët e pushimit zyrtar.
“Është një situatë që unë e konsideroj jo vetëm antikushtetuese dhe antiligjore, por edhe skandaloze”, u shpreh avokati Plarent Ndreca.
Ndërkohë, ai theksoi se kanë kërkuar që Erion Veliaj të kontrollohet nga mjeku i familjes, të kryejë një rezonancë të re magnetike dhe t’i nënshtrohet një vizite mjekësore për vlerësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Avokati bëri të ditur se, për një rast të mëparshëm të ngjashëm, ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit.
Zbulohet “laboratori” i fshehtë i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona, sekuestrohen 2 600 bimë dhe 170 kg drogë
Vëllai i Paolo Borsellinos për Euronews: Duhet të shohim çfarë dokumentesh la pas De Gennaro
Reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit, zbardhen zonat malore
- 18:57 Trump: Kina mund të blejë edhe 250 avionë të tjerë Boeing
- 18:54 Lamtumirë pritjes për transfertat, paratë do të kalojnë nga një bankë në tjetrën për 10 sekonda
- 18:31 Mile: Tirana mund të luftojë për titullin, ja pse Dinamo po vuan mungesën e rezultateve
- 18:14 Ish-shefi i Mossadit: Izraeli duhet të fillojë luftë kundër Iranit
- 18:06 Serbia nuk do të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Europian–Ballkani Perëndimor
- 17:57 Libia dënon operacionet ushtarake ukrainase kundër anijeve ruse në Bengazi