Në Francë rritet niveli i alarmit në prag të sfidës mes Paris Saint Germainit dhe Romës, e vlefshme për Fazën e Ligës së Champions League që do të luhet në mbrëmjen e së mërkurës në Parkun e Princave.

Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, kjo sfidë është klasifikuar nga autoritetet përgjegjëse për sigurinë me rrezikun në nivelin 3 nga 5.

Kjo do të thotë se për autoritetet ekziston rreziku i cenimit të rendit publik për shkak të tensioneve mes tifozerive apo sjelljes së zakonshme të disa tifozëve. Gjithnjë sipas ‘L’Equipe’, frika më e madhe që ekziston është prania e tifozëve të Napolit, të afërt me grupimin Collectif Ultras Paris dhe që kanë raporte të tensionuara me tifozët romanistë.

Për këtë arsye, autoritetet kanë nxjerrë një urdhër që kufizon në 1500 numrin e tifozëve të Romës që do të pranohen në stadium në sektorin e tifozëve të skuadrës udhëtuese të stadiumit me kapacitet prej 2000 vendesh. Për më tepët është kërkua edhe impenjimi i 5 njësive të policisë së ndërhyrjes së shpejtë apo të njësisë lëvizëse të xhandarmërisë për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes dhe në zonat përrreth, të cilat do t’iu shtohen personelit të policisë të Parisit, tashmë të angazhuar.

Top Channel