Meksika arreston liderin e kartelit të drogës El Chapo Isidro, administrata Trump kërkon ekstradim në SHBA
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e bosit të drogës Fausto Isidro Meza Flores, i njohur si “El Chapo Isidro”, i cili u arrestua në Meksikë, njoftoi sot Ministri i Sigurisë meksikane Omar Garcia Harfuch.
Forcat ushtarake meksikane arrestuan Meza Flores, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar në listën e Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së, së bashku me dy udhëheqës të tjerë të organizatës së tij, në shtetin e Sinaloas të premten në mbrëmje, raportoi Reuters.
Zyrtarët meksikanë nuk kanë thënë ende nëse do të veprojnë në lidhje me kërkesën e SHBA-së për ekstradim.
Sipas Ministrit Meksikan të Mbrojtjes, Ricardo Trevilla, 16 anëtarë të dyshuar të grupit kriminal u vranë pasi persona të armatosur sulmuan forcat e sigurisë në një përpjekje për të liruar Meza Flores.
Në operacion morën pjesë 361 personel ushtarak dhe 14 avionë, raportoi agjencia.
Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Meza Flores dhe organizata e tij kriminale kanë kontrabanduar sasi të mëdha heroine, metamfetamine, kokainë dhe marihuanë në SHBA për më shumë se dy dekada.
Arrestimi është i fundit në një seri kapjesh dhe vrasjesh të trafikantëve të dyshuar të shquar të drogës në Meksikë, një vend që përballet me presion nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për të intensifikuar goditjen ndaj karteleve të drogës.
Trump ka kërcënuar me veprime të njëanshme ushtarake në Meksikë nëse administrata e tij vlerëson se nuk po bën mjaftueshëm për t’i luftuar ata, kujtoi Reuters.
Merz: Evropa gati për negociata me Rusinë, por të ndalohen provokimet ruse
Trump: Kina mund të blejë edhe 250 avionë të tjerë Boeing
Ish-shefi i Mossadit: Izraeli duhet të fillojë luftë kundër Iranit
- 20:17 Merz: Evropa gati për negociata me Rusinë, por të ndalohen provokimet ruse
- 19:29 Avokati Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn në burg, situatë antikushtetuese
- 18:57 Trump: Kina mund të blejë edhe 250 avionë të tjerë Boeing
- 18:54 Lamtumirë pritjes për transfertat, paratë do të kalojnë nga një bankë në tjetrën për 10 sekonda
- 18:31 Mile: Tirana mund të luftojë për titullin, ja pse Dinamo po vuan mungesën e rezultateve
- 18:14 Ish-shefi i Mossadit: Izraeli duhet të fillojë luftë kundër Iranit