Netanyahu përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: Lajm i mirë për Izraelin dhe industrinë e AI-së
Qindra punonjës të Nvidia-s kanë pritur me duartrokitje dhe brohoritje Jensen Huang në hyrje të zyrave të kompanisë, duke festuar rikthimin e tij në drejtimin e gjigantit amerikan të teknologjisë, vetëm nëntë ditë pasi ishte larguar nga posti.
I veshur me të zeza dhe me xhaketën e tij karakteristike prej lëkure, Huang u prit me entuziazëm nga stafi, i cili brohoriste: “Të duam, jeni i mirëpritur”.
Pamjet nga pritja tregojnë mbështetjen e madhe që punonjësit kanë për drejtuesin e kompanisë, ndërsa edhe Elon Musk reagoi përmes një postimi në rrjetin social X.
“Të gjithë ata që njoh në Nvidia donin që Jensen të kthehej dhe kjo duket”, shkroi Musk.
Gjatë fjalës së tij të parë përpara punonjësve pas rikthimit, Huang u premtoi atyre se do të përpiqet të jetë një drejtues edhe më i mirë.
Scenes from Nvidia headquarters as Jensen comes back. The Nvidia employees wanted him back more than anything.
Grateful to the President, everyone in the administration, everyone who signed the petition, everyone who supported Jensen publicly, everyone who called the board, everyone on the board who fought for him, everyone.
This is why America is the greatest country on earth.
Every part of Jensen’s story would have only been possible in America.
And remember that Gandalf the White was even better than Gandalf the Grey in every way.
“Let’s get to work.” 🇺🇸
— Gavin Baker (@GavinSBaker) November 23, 2026
“Herën e dytë do të jem një CEO më i mirë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, në reagimin e tij pas njoftimit zyrtar për rikthimin në krye të Nvidia-s, Huang e cilësoi këtë përgjegjësi si një nder të veçantë, veçanërisht në një moment që ai e përshkroi si fillimin e një revolucioni të ri industrial.
“Është një nder të rikthehem në Nvidia dhe të drejtoj një nga kompanitë më të rëndësishme të teknologjisë në fillim të një revolucioni të ri industrial. E marr përsipër këtë përgjegjësi me përulësinë më të madhe dhe angazhim të ripërtërirë”, u shpreh ai.
Huang falënderoi gjithashtu bordin e drejtorëve për besimin dhe procesin e ndjekur, si dhe punonjësit, aksionarët, drejtuesit e industrisë dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre.
Megjithatë, një detaj që ra në sy ishte fakti se punonjësit e Nvidia-s mësuan për rikthimin e Huang nga mediat, përpara se të informoheshin zyrtarisht nga kompania.
Top Channel