“Elisa Spiropali, paguaj taksat!”
Ky ishte ky mesazhi i drejtorit të Tatimeve, Ilir Binaj, drejtuar deputetes socialiste pas publikimit të fundit të evazionit fiskal të kryer nga kompania e bashkëshortit të saj.
I ftuar në Real Story, Binaj zbuloi se bashkëshorti i saj ka kërcënuar edhe inspektorët e Tatimeve.
Binaj në fund të intervistës, i tha Spiropalit, të paguajë taksat si çdo qytetar tjetër i vendit.
“Të paguaj taksat si çdo qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë!”










