PSG dhe Bayern përgatiten për një betejë të madhe në merkato, objektiv është golashënuesi më i mirë i Serie A

23 Nëntor 2026
21:15
Telesport
back button

PSG dhe Bayern Munich po përgatiten për një betejë të madhe në merkaton e janarit. Të dyja skuadrat po vuajnë nga dëmtimet në repartin e sulmit këtë sezon dhe zgjidhjen e shohin te merkato e janarit.

Objektiv i dy gjigantëve të Europës është Donyell Malen. Sulmuesi holandez ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme në Serie A, ku aktualisht kryeson renditjen si golashënuesi më i mirë me 12 gola të shënuar.

Parizienët e shohin Malen si përforcimin ideal për sulmin duke ditur që do të jenë pa dy yjet e tyre kryesor deri në fund të merkatos si Khvicha Kvaratskhelia dhe Desire Doue. Në anën tjetër, bavarezët e shohin holandezin si zëvendësuesin ideal të Harry Kane, i cili pritet të mungojë 3-4 muaj.

Malen e njeh mirë Bundesligën dhe nuk do të ketë nevojë fare për t’u përshtatur, pasi ka qenë më parë pjesë e Borussia Dortmundit për 4 sezone.

Megjithatë, duket e vështirë që Roma të heq dorë nga njëri prej lojtarëve të saj më vendimtarë këtë sezon. Vlera në treg e holandezit llogaritet mbi 55 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit