Shqiptari që vodhi pamjet e GTA VI dënohet me 7 vite burg, por lirohet, gjykatësi: Mos i shpërdoro talentet
Një 51-vjeçar shqiptar do të përballet me drejtësinë në Belgjikë, pasi akuzohet se tentoi të mashtronte gjatë provimit teorik për marrjen e patentës së shoferit.
Ngjarja ndodhi në një qendër testimi në Geel, ku burri, banues në Tongeren, u zbulua duke përdorur pajisje të fshehta dëgjimi gjatë provimit.
Shqiptari doli të hënën para Gjykatës Penale në Turnhout, ku u njoh me akuzën për tentativë mashtrimi. Sipas prokurores Veerle Van Gorp, 51-vjeçari kishte vendosur fillimisht një pajisje të vogël në vesh dhe më pas kishte përdorur edhe kufje më të mëdha.
Gjatë testimit, ai arriti t’u përgjigjej saktë pothuajse të gjitha pyetjeve. Dyshimet lindën pasi hoqi kufjet e mëdha dhe u përpoq të fshihte pajisjen e vogël që kishte ende në vesh. Kjo bëri që përgjegjësi i qendrës ta kapte në flagrancë.
Para autoriteteve, 51-vjeçari u justifikua duke thënë se kufjet i përkisnin vajzës së tij dhe se i përdorte për të komunikuar me kolegët. Edhe përpara gjykatës ai mohoi se kishte tentuar të përfitonte në mënyrë të paligjshme nga provimi.
Avokati i tij mbrojti të njëjtin version, duke argumentuar se klienti përdorte rregullisht kufje për të kryer telefonata pa pasur nevojë të mbante celularin në dorë. Sipas mbrojtjes, ai kishte pritur edhe një telefonatë nga një koleg gjatë kohës që po zhvillonte testimin, raportojnë mediat belge.
Prokuroria kërkoi që shqiptari të dënohej me kryerjen e punëve në shërbim të komunitetit, ndërsa avokati kërkoi që ai të shpallej i pafajshëm.
Gjatë seancës, gjyqtari e pyeti gjithashtu se përse kishte udhëtuar nga Tongereni deri në Geel për të dhënë provimin. 51-vjeçari u përgjigj se vetëm në këtë qendër kishte mundur të gjente një vend të lirë për atë ditë.
Gjykata pritet të japë vendimin përfundimtar më 21 dhjetor.
Top Channel