Aksident tragjik në aksin Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.11.2026, 23:30

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Papër.

Një automjet ka përplasur këmbësorin, i cili ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit