Nga Elton Qyno Syri.net/
Policia e Tiranës, ka arrestuar 4 persona që udhëtonin me një automjet tip “Audi” të blinduar në zonën e stadiumit “Air Albania”, ku u evidentua se brenda në makinë ndodhej, Ilir Shtyti, djali i Roland Shytit i njohur në Lushnjë si “Mustaqekuqi” dhe anëtar i bandës “Hakmarrja për drejtësi”.
Brenda në makinë ndodhej dhe punonjësi i Gardës së Republikës Erion Ramas dhe dy efektivë të Ushtrisë Leonard Murataj në repartin e Zall-Herit dhe Ernest Selmani i repartit të Farkës.
Brenda në makinë janë gjetur dy armë zjarri, ku njëra prej tyre ishte me lejen e repartit. Ndërsa një tjetër pistoletë ishte pa lejë. Në pyetje janë marrë 4 personat dhe asnjëri prej tyre nuk ka pranuar autorësinë e kësaj armë zjarri dhe municionit që ndodhej në të.
Nisur nga kjo situatë policia e Tiranës ka çuar në arrestimin e Ilir Shytit, dy ushtarakëve Leonard Murataj, Ernest Selmanit dhe komisarit të Gardës së Republikës, Erion Ramas.
Gjatë marjes në pyetje Ilir Shyti ka treguar se 3 punonjësit e Gardës dhe Ushtrisë i ka punësuar si truproje. Ndërsa nuk ka pasur dijeni për prezencën e armës pa lejë brenda në makinë.
Të njëjtën gjë kanë treguar dhe 3 zyrtarët e shtetit, duke pohuar se nuk kishin dijeni se kujt i përket arma dhe se ata thjesht shërbenin si bodyguard tek Ilir Shyti.
Ndaj tyre për momentin është ngritur akuza e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit”. Pritet që në ditët në vijim të 4 personat të dalin para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë prokuroria.

© SYRI.net