• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

by Sport Sport
November 24, 2026
in Aktualitet, Ekonomi, Sociale
40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, 39,2% e të anketuarve në vitin 2026 vlerësuan se cilësia dhe puna e institucioneve publike ishin përkeqësuar gjatë pesë viteve të fundit, nga 26% në anketën e vitit 2025.

Rritja prej 13,2 pikësh përqindjeje ishte më e forta ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas anketës SecuriMeter të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Në të njëjtën kohë, përqindja e të

Në vitin 2025, vlerësimet pozitive për punën e institucioneve në Shqipëri ishin 1,7 pikë përqindjeje mbi ato negative. Një vit më vonë, raporti u përmbys. Në anketën e vitit 2026, vlerësimet negative ishin 21,1 pikë përqindjeje mbi ato pozitive.

Pjesa më e madhe e të anketuarve në Shqipëri, 41,2%, thanë se puna e institucioneve kishte mbetur përafërsisht njësoj. Ky grup ishte vetëm dy pikë përqindjeje më i madh se grupi që pa përkeqësim. Një vit më parë, diferenca mes këtyre dy grupeve ishte 18,9 pikë përqindjeje.

Gjithashtu përceptimi për korrupsionin erdhi në rritje. Anketa zbuloi 92,1% e të anketuarve e konsiderojnë korrupsionin mjaft ose shumë të përhapur, nga 86,6% një vit më parë. Mesatarja e gjashtë vendeve të rajonit ra nga 81% në vitin 2025 në 76,5% në vitin 2026, duke e zgjeruar diferencën me Shqipërinë me rajonin në 15,6 pikë përqindjeje.

Në Ballkanin Perëndimor, vlerësimet negative u rritën nga 32% në 34%, një ndryshim më i vogël se në Shqipëri. Në vitin 2025, Shqipëria ishte 6 pikë përqindjeje nën mesataren rajonale dhe vetëm Kosova kishte një përqindje më të ulët të vlerësimeve negative. Në vitin 2026, Shqipëria doli 5,2 pikë mbi mesataren.

Serbia ishte vendi i vetëm ku një pjesë më e madhe e të anketuarve shihnin përkeqësim, me 43%. Pas Shqipërisë renditeshin Bosnja dhe Hercegovina me 35,5%, Kosova me 30,2%, Maqedonia e Veriut me 28,7% dhe Mali i Zi me 27,6%. Ndërkohë, vlerësimet pozitive në rajon ranë vetëm me një pikë përqindjeje, nga 21,7% në 20,7%, kundrejt një rënieje prej 9,6 pikësh në Shqipëri.

Në një pyetje tjetër të anketës, 63% e të anketuarve në Shqipëri nuk u pajtuan me pohimin se institucionet publike i trajtojnë qytetarët në mënyrë të barabartë, pavarësisht statusit shoqëror, bindjeve politike ose përkatësisë etnike. Mesatarja rajonale ishte 51,6%./ Monitor

Previous Post

Të armatosur e me makinë të blinduar, arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë dhe 1 punonjës i Gardës

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

November 24, 2026
Të armatosur e me makinë të blinduar, arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë dhe 1 punonjës i Gardës

Të armatosur e me makinë të blinduar, arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre 2 ushtarakë dhe 1 punonjës i Gardës

November 24, 2026
Horoskopi për ditën e sotme, 30 Tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi për 24 nëntor 2026: Dashuria, karriera dhe paratë

November 24, 2026
Vrasja në Fier, ndërron jetë edhe nipi i Selami Hasanit

Vrasja në Fier, ndërron jetë edhe nipi i Selami Hasanit

November 24, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Parashikimi i motit për sot, 29 tetor 2026

Rikthehet dielli, por priten ngrica! Parashikimi i motit për sot, 24 nëntor 2026

November 24, 2026
BE prezanton paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë/ Në shënjestër 60 banka, kriptomonedhat dhe 70 anije të tjera ruse në listën e zezë

BE prezanton paketën e 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë/ Në shënjestër 60 banka, kriptomonedhat dhe 70 anije të tjera ruse në listën e zezë

November 23, 2026
“Klani i Ballukut më i forti në PS”/ Arbër Hitaj: Rama po sakrifikon për ta mbrojtur, por goditja që mund t’i vijë nga Veliaj dhe Spiropali do jetë…

“Klani i Ballukut më i forti në PS”/ Arbër Hitaj: Rama po sakrifikon për ta mbrojtur, por goditja që mund t’i vijë nga Veliaj dhe Spiropali do jetë…

November 23, 2026
“Rama, autokrat dhe me të vetët…”/ Bushati: Çfarë tregojnë përplasjet brenda PS-së

“Rama, autokrat dhe me të vetët…”/ Bushati: Çfarë tregojnë përplasjet brenda PS-së

November 23, 2026
Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier/ “Dy autorë me kapuç të zinj…”, nga e kaluara kriminale te hakmarrja, Dritan Laci zbulon detaje: Janë shoqëruar familjarë të…

Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier/ “Dy autorë me kapuç të zinj…”, nga e kaluara kriminale te hakmarrja, Dritan Laci zbulon detaje: Janë shoqëruar familjarë të…

November 23, 2026
Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”

Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”

November 23, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL