Barcelona çon Florentino Perezin në gjykatë, Laporta i jep ultimatum: Tërhiq akuzat ose përballu me padi penale!

Barcelona çon Florentino Perezin në gjykatë, Laporta i jep ultimatum: Tërhiq akuzat ose përballu me padi penale!

09:27, 24/11/2026

Përplasja mes Barcelonës dhe Real Madridit po zhvendoset nga fusha e futbollit në sallat e gjyqit. Dy klubet rivale do të përballen të mërkurën, më 25 nëntor, në një seancë pajtimi në Madrid, ku në qendër të konfliktit është presidenti madrilen, Florentino Perez.

Barcelona, me Joan Laportën në krye, kërkon që Perez të tërheqë deklaratat e tij për çështjen Negreira, në të cilat ai e ka akuzuar klubin katalanas për korrupsion dhe përfitime nga vendimet e arbitrave.

Në muajin maj, presidenti i Real Madridit e cilësoi këtë çështje si “skandalin më të madh në historinë e futbollit”, duke pretenduar se Barcelona kishte përfituar nga gjykimet e arbitrave, ndërsa klubet e tjera ishin dëmtuar.

Deklaratat e Perezin, Barcelona i konsideron shpifëse dhe të dëmshme për imazhin dhe reputacionin e klubit. Për këtë arsye, drejtuesit katalanas kanë ndërmarrë hapa ligjorë për të kërkuar tërheqjen e akuzave.

Seanca e së mërkurës shihet si një përpjekje për të arritur një marrëveshje mes palëve. Megjithatë, nëse Perez nuk tërhiqet nga deklaratat e tij dhe nuk arrihet pajtim, Barcelona është e gatshme të kalojë në një tjetër fazë, duke ngritur padi penale ndaj presidentit të Real Madridit.

Kështu, rivaliteti historik mes dy gjigantëve spanjollë merr një tjetër dimension, këtë herë me pasoja të mundshme edhe në drejtësinë spanjolle.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco