- Tregjet e aksioneve në Azi kanë shënuar rritje pas rikthimit të Jensen Huang në krye të Nvidia-s të hënën, ndërsa në Europe situata paraqitet më e përzier.
- Aksionet e vetë kompanisë u rritën me 31% të hënën, duke shkaktuar efekte pozitive edhe në tregjet ndërkombëtare, përfshirë kompanitë që furnizojnë Nvidia-n.
Ndërkohë pamjet e rikthimit të Huang në selinë qendrore të Nvidia-s u publikuan në internet. Ai u kërkoi falje punonjësve, të cilët e pritën me duartrokitje, duke deklaruar: “Herën e dytë do të jem një CEO më i mirë”.
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se ishte ai që ndërmjetësoi marrëveshjen për rikthimin e Huang, por kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të ashpra nga politikanët amerikanë.
Gjatë dy viteve të fundit, Trump ka blerë aksione të Nvidia-s me vlerë miliona dollarë.
Huang u largua nga drejtimi i Nvidia-s pasi pranoi një lidhje jashtëmartesore me një grua që dyshohet se ishte spiune kineze. Ai u akuzua gjithashtu për një tjetër lidhje me një kolege.
Megjithatë, Trump këmbëngul se qeveria amerikane “nuk ka asnjë arsye të besojë se rikthimi i Jensen në Nvidia përbën rrezik për sigurinë kombëtare”.
Reagimi i tregjeve europiane
Bursat në Londër e nisën me rritje sesionin tregtar të së martës, ndërsa disa prej tregjeve europiane shënuan rënie, teksa investitorët po vlerësojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s.
Tregjet amerikane dhe ato aziatike patën rritje të ndjeshme pas lajmit. Edhe indeksi FTSE 100, që përfshin 100 kompanitë më të mëdha të listuara në bursën britanike, u rrit me 1.3% gjatë mëngjesit të së martës.
Indeksi më i gjerë FTSE 250 shënoi rritje prej 1.73%.
Në France, indeksi CAC 40, që përfshin kompanitë më të mëdha të vendit, u rrit me 0.2%. Ndërkohë, indeksi DAX i kompanive më të mëdha gjermane ra me 0.3%, shkruan BBC.
© SYRI.net