Rënie e temperaturave dhe reshje dëbore, situata e rrugëve dhe kushteve hidrologjike në qarkun e Shkodrës

24 Nëntor 2026 | 09:44

Pavarësisht rënies së temperaturave dhe reshjeve të dëborës në disa zona të qarkut, situata në nivel qarku paraqitet e qëndrueshme.

Në Bashkinë Shkodër, gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites, në zonën e Qafë Thores janë regjistruar reshje të dobëta dëbore, pa shkaktuar problematika. Ekipet dhe mjetet e bashkisë janë angazhuar në terren, ku është kryer pastrimi i rrugës dhe trajtimi i saj me kripë për parandalimin e ngricave. Deri në këto momente nuk raportohen problematika të tjera në territorin e bashkisë.

Në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe, Bashkisë Vau i Dejës dhe Bashkisë Pukë nuk raportohen problematika të lidhura me emergjencat civile nga strukturat përgjegjëse të Mbrojtjes Civile.

Sa i përket situatës hidrologjike, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë bën me dije se nivelet e ujit vijojnë të jenë nën kuotat e rrezikut dhe veprat ujore nuk paraqesin problematika.

Sipas informacionit të kontraktorëve përgjegjës për mirëmbajtjen rrugore, situata në akset rrugore paraqitet si më poshtë:

Në akset Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, moti paraqitet i kthjellët, ndërsa janë regjistruar rënie të temperaturave, kryesisht në zonën e Qafë Thores. Janë marrë masat e nevojshme për trajtimin e rrugëve me kripë, me qëllim parandalimin e ngricave, dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht.

Në aksin Han i Hotit-Vermosh, vijojnë punimet për pastrimin e materialeve inerte të rëna në rrugë nga ekipet e mirëmbajtjes. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në bashkërendim me strukturat përgjegjëse të Mbrojtjes Civile, vijon monitorimin e situatës dhe mbetet në gatishmëri për përballimin e çdo situate emergjente.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, dakordësohet data e mocionit me debat të kërkuar nga PD

Konferenca e Kryetarëve këtë të martë ka zhvilluar një mbledhje ku fokus të diskutimeve ishte kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e...
09:31 | 24/11/2026

Aksidenti me një viktimë në aksin Elbasan-Peqin, shoqërohet shoferi! Këmbësori ende i paidentifikuar

Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Në njoftim bëhet...
08:43 | 24/11/2026

Lëviznin me mjet të blinduar dhe armë në Tiranë, 4 në pranga! 2 prej tyre ushtarakë dhe njëri gardist

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë kanë vënë në pranga mbrëmjen e djeshme pranë stadiumit “Arena Kombëtare” katër persona, të cilët lëviznin...
08:27 | 24/11/2026