
Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën 10 dhjetor për zhvillimin e mocionit me debat lidhur me gjetjet e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Mocioni është kërkuar nga Partia Demokratike, ndërsa në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve palët kanë rënë dakord për datën e zhvillimit të debatit.
Njoftimi nga Kuvendi:
Në drejtimin e Kryetarit, Niko Peleshi, u mblodh Konferenca e Kryetarëve. Pika e parë në rendin e ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për Mocion me zhvillim debati. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve arriti mirëkuptimin dhe vendosi me dakordësi që mocioni me debat të zhvillohet në seancën e datës 10 Dhjetor 2026.
Pika e dytë dhe e tretë në rendin e ditës ishte shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7 – 25 dhjetor 2026 dhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 7 – 25 dhjetor 2026. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptimin dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare