Vendi
I dyshuar për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, Gjykata Penale shpall të pafajshëm Erzen Breçanin

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, i cili akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.
Çështja ndaj Breçanit ishte ndarë që në shkurt të vitit 2025, kur Gjykata e Posaçme (GJKKO) shpalli moskompetencën për gjykimin e saj dhe ia kaloi dosjen Gjykatës së Tiranës, me argumentin se akuzat ndaj ish-funksionarit nuk përfshiheshin në kompetencën e saj.
Edhe Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar pushimin e çështjes.
Me vendimin e sotëm, Gjykata Penale e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor ndaj Breçanit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




