Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Serbi, plagosen dy punonjës! Arrestohet nxënësi 17-vjeçar
Të paktën dy persona u plagosën në të shtënat në Shkollën e Parë Teknike në Kragujevac, një qytet në Serbinë qendrore, konfirmoi policia.
Një nxënës i mitur solli një armë të kalibrit të vogël në shkollë dhe plagosi pastruesin, ndërsa një person tjetër i punësuar në shkollë u plagos për shkak të thyerjes së xhamit, njoftoi policia.
Oficerët e policisë neutralizuan dhe arrestuan një nxënës 17-vjeç të kësaj shkolle, i cili dyshohet se ka përdorur një pushkë të kalibrit të vogël në korridorin e institucionit arsimor, thuhet në deklaratë.
Asnjë student nuk u lëndua, thuhet më tej.
Forcat e policisë janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të përcaktuar të gjitha faktet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, sipas mediave vendase.
Ekipet e emergjencës janë gjithashtu përpara shkollës.
Nemanja Joksimovic, drejtor i Shkollës së Parë Teknike në Kragujevac, tha se një nxënës i klasës së katërt plagosi një kolege, jeta e së cilës nuk ishte në rrezik.
Studentët u larguan nga ndërtesa shëndoshë e mirë, shtoi ai.
“Me reagimin e shpejtë të policisë, studenti u arrestua. Ne ende po e monitorojmë situatën dhe do të bëjmë çmos që mësimi të normalizohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Joksimovic.
Në një të shtënë masive në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd më 4 maj 2023, një nxënës i mitur vrau nëntë nxënës dhe një roje sigurie.
Prindërit e të miturit KK, i cili kreu krimin, morën dënime me burg, ndërsa djali, i cili në atë kohë ishte 13 vjeç, i shpëtoi përgjegjësisë penale.
Një ditë më vonë, në Dubona dhe Mali Orasje, nëntë persona u vranë dhe 12 u plagosën në një tjetër të shtënë masive.
Autori i krimit, Uros Blazic, u dënua me 20 vjet burg, i njëjti dënim me të atin Radisha, i cili, sipas prokurorit, “krijoi kushtet për këtë krim, megjithëse nuk e tërhoqi këmbëzën”.
Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi i municionit brenda armës, dërgohet në QKUK
Serbia nuk do të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Europian–Ballkani Perëndimor
Konjufca në Athinë kërkon nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës
- 10:21 Mourinho: Lojtarët duhet të pranojnë rreziqet dhe kërkesat që vijnë me pagat e larta në futboll
- 10:06 Burnham: Ribashkimi me BE-në pa referendum është i paimagjinueshëm
- 09:59 Akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin
- 09:50 Netanyahu për rikthimin e Huang në krye të Nvidia-s: Lajm i mirë për Izraelin dhe industrinë globale të IA
- 09:45 Rrjedhje gazi apo një akt kriminal, gjenden të pajetë 5 anëtarë të një familjeje në Gjermani
- 09:44 Rënie e temperaturave dhe reshje dëbore, situata e rrugëve dhe kushteve hidrologjike në qarkun e Shkodrës