Suedi, tifozët e Djurgardenit festojnë penalltinë e humbur nga lojtari i tyre

Tifozët e Djurgardenit reaguan me festë, pasi një futbollist i skuadrës së tyre humbi penalltinë dhe ekipi pësoi disfatë, në një episod të pazakontë të dielën.

Takimi me Sirius u luajt në Uppsala, në kuadër të javës së 29-të të Allsvenskanit, kampionatit elitar suedez. Ishte xhiroja parafundit e sezonit dhe ndeshja kishte peshë në garën për titull.

Të lidhura

None found

Para përballjes, Sirius kishte të njëjtin numër pikësh me Hammarbyn, që të hënën do të ndeshet me Goteborgun. Djurgardeni, ndërkaq, gjendet në pozitën e tretë dhe ruan mundësi të mira për të siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane, por nuk pretendon titullin.

Pavarësisht kësaj, mbështetësit e Djurgardenit shpresonin që skuadra e tyre të humbiste, pasi Sirius po lufton për kampionatin me Hammarbyn, rivalin e përbetuar të klubit të tyre.

Të dyja skuadrat e Stokholmit përdorin të njëjtin stadium, por kjo nuk e ka ulur armiqësinë mes tifozerive.

Rivaliteti u bë i dukshëm në minutën e 11-të, kur Djurgardeni fitoi një penallti. Kristian Lien, golashënuesi kryesor i kampionatit së bashku me një tjetër futbollist, mund t’i jepte epërsinë ekipit mysafir, por nuk arriti ta shënonte.

Me borën që vështirësonte kushtet dhe rrezikonte ndërprerjen e ndeshjes, 25-vjeçari e çoi topin jashtë kuadratit. Tifozët mysafirë të vendosur pas portës e pritën gabimin me brohoritje dhe festime.

Lien mohoi prerazi se e kishte humbur penalltinë me qëllim.

Mbështetësit e Djurgardenit festuan sikur ekipi i tyre të kishte shënuar, duke treguar se dëshira për t’i parë rivalët e Hammarbyt të humbnin pikë ishte më e fortë se ajo për fitoren e skuadrës së vet.


Shtuar më 24.11.2026 10:26

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabetjojobet