Me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, shtëpia botuese “Dukagjini” hap thirrjen DUKËSHQIP, përmes së cilës fton nxënësit e klasave 1-9 nga shkollat e Kosovës të bëhen pjesë e një projekti krijues që synon të nxisë dashurinë për gjuhën shqipe, kreativitetin dhe njohjen e vlerave të saj.

I konceptuar si projekt klasor, DUKËSHQIP synon t'u japë nxënësve mundësinë të shprehin imagjinatën dhe krijimtarinë e tyre përmes realizimit të një libri origjinal. Nën mentorimin e mësimdhënësit/es, nxënësit do të bashkëpunojnë në krijimin e librit dhe do të dokumentojnë procesin e punës përmes një videoje.

Klasat pjesëmarrëse do të kenë mundësi të fitojnë çmime në të gjitha kategoritë e konkursit, ndërsa shpërblime të veçanta janë paraparë edhe për mësimdhënësit mentorë të klasave fituese.

Të interesuarit mund të gjejnë detajet për kategoritë pjesëmarrëse, kriteret e vlerësimit dhe udhëzimet për aplikim në materialet informuese të publikuara nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

Thirrja DUKËSHQIP: https://www.facebook.com/share/p/1E7b4Zs6E8/

Udhëzimet teknike: https://www.facebook.com/share/p/19jxXtGAWH/

Aplikimi bëhet nga mësimdhënësi/ja mentor/e, duke dërguar dokumentacionin dhe videon e projektit në adresën elektronike: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është më 22 dhjetor 2026, në orën 23:59.

Përmes kësaj nisme, shtëpia botuese “Dukagjini” ka për qëllimtë krijojë hapësirë për shprehjen e talentit dhe të kreativitetit të nxënësve, duke i inkurajuar ata ta zbulojnë dhe ta vlerësojnë gjuhën shqipe përmes krijimtarisë dhe punës së përbashkët.