Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali, duke thelluar përplasjen e saj me kryeministrin Edi Rama dhe drejtimin e partisë. Spiropali nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e grupit. Përjashtimi i saj u hodh në votim nga kryetari i grupit Taulant Balla.
Në vendimmarrjen e grupit socialist, deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe kanë abstenuar, duke mos u rreshtuar me shumicën që votoi për përjashtimin e Spiropalit.
Vendimi vjen pas zhvillimeve në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ku Edi Rama kërkoi largimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga funksionet drejtuese në parti.
Spiropali ishte hequr më herët nga forumet drejtuese të PS-së, ndërsa çështja e qëndrimit të saj në grupin parlamentar mbeti e hapur. Tashmë, me vendimin e grupit socialist, përplasja brenda mazhorancës merr një tjetër zhvillim.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi tha se Spiropali ishte e përjashtuar nga forumet e PS nga Asambleja Kombëtare, votimi në grup ishte formal.
PS tani ka 81 deputetë në grup. Për ligjet që kalojnë me 84 vota PS do i duhet të kërkojë mbështetjen e PSD së Tom Doshit, çfarë u rrit fuqinë këtyre deputetëve. a.b



