Elisa Spiropali nuk do të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Deputetët socialistë kanë konfirmuar vendimin e kryeministrit dhe njëkohësisht kreut të PS-së, Edi Rama, për largimin e ish-kryetares së Kuvendit nga grupi parlamentar.
Vendimi vjen pas disa ditësh paqartësie lidhur me statusin e Spiropalit brenda Partisë Socialiste, pasi Rama kërkoi largimin e saj nga forumet drejtuese dhe strukturat e partisë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.
Socialistët voruan pro largimit të Spiropalit, ndërsa abstenuan Erion Braçe dhe Bledi Çuçi












