Dëmtimi ndal Ismajlin, mbrojtësi kuqezi do t’i mungojë Torinos për disa javë

Mbrojtësi shqiptar do të humbasë ndeshjet e radhës kundër Lazio-s, Genoa-s dhe Inter-it në kampionatin italian.
Ardian Ismajli, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Torino-s, la fushën i dëmtuar në ndeshjen kundër Napoli-t në Serie A. Dhe duket se ai do të mungojë disa javë, sipas shtypit sportiv italian, pasi ka një problem të dyfishtë fizik.
Vizitat e detajuara kanë treguar një problem muskulor në kofshën e majtë për lojtarin kuqezi, ndërkohë që ka edhe një frakturë në dorën e djathtë, që duhet të operojë. Ismajli do të humbasë kështu ndeshjet me Lazio-n, Genoa-n dhe Inter-in.
Futbollisti 30-vjeçar, i cili prej disa vitesh luan në Itali, është një pikat kryesore të Torino-s. Po ashtu, edhe në Kombëtaren shqiptare Ismajli është një nga lojtarët më të rëndësishëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




