Mashtroi shqiptarët se vuante nga leukemia, flet babai i Endrit Azemi: Nuk dija asgjë, më mirë të më kishin vdekur 4 fëmijët

Endrit Azemi është arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se ka mashtruar qytetarë të Kosovës dhe diasporën, duke pretenduar se vuante nga leucemia akute dhe kishte nevojë për ndihmë financiare për kurimin e tij.
Përmes fushatave të bamirësisë dhe donacioneve të mbledhura për trajtimin e pretenduar, dyshohet se ai ka përfituar gjithsej 189 mijë e 206 euro e 80 centë.
Pas arrestimit, babai i tij, Xhemajl Azemi, ka deklaruar për mediat se familja nuk kishte dijeni për mashtrimin e dyshuar. Në një prononcim për televizionin Tëvë1, ai është shprehur i tronditur nga ngjarja, duke këmbëngulur se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të të birit.
“Besoni që në dy tri javë nuk është sillë nga shtëpia, ata ishin kanë krejt tu e planifikuar, unë nuk e di veç djalin temë e njoh, e djali jemi tash i qet kush kane qenë ata se djali jem nuk ka mujt me bo këtë plan kurrë në jetë të vet, qysh ka mujt me shku në Prishtinë me marrë fals, në Turqi fals unë nuk po e di qysh. Në Zot të betohemi se ne nuk e kemi ditë edhe i kërkoj falje shqiptarizimit që kanë kontribuar deri edhe 5 cent, pare janë tek “Go found” me, paret tek sheshi çka janë mbledhë krejt janë në bankë e dinë policia ato pare krejt kthehen ne as 5 cent nuk kemi marrë. Ma mirë me pas dek, besoni Zotin se qita që e ka bo, jo ai por edhe tre te tjerët me pas vdekë se kjo që ka ndodh, nuk e di çka u bo dhe kush është pas kësaj pune”, ka thënë babai i Andrit Azemit per Tëvë1..
Babai i të arrestuarit u ka kërkuar falje të gjithë shqiptarëve që kanë kontribuar financiarisht, qoftë edhe me shuma të vogla, duke siguruar se familja nuk ka përfituar nga paratë e mbledhura.
Ai ka shtuar se shumat e mbledhura përmes platformës “GoFundMe” dhe donacioneve të tjera ndodhen në llogaritë bankare dhe se për këtë është në dijeni edhe policia.
Ndër të tjera, Xhemajl Azemi ka treguar se kishte vënë re ndryshimin fizik të të birit, por nuk kishte dyshuar për ndonjë mashtrim. Sipas tij, më 31 të muajit, vajza e kishte njoftuar se Endriti ishte nisur drejt Turqisë për shkak të sëmundjes.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe i ka caktuar Endrit Azemit masën e paraburgimit prej një muaji.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.
/vizionplus.tv




