Milani ka zgjidhur çështjen e drejtimit sportiv, duke zgjedhur Markus Kroshe si njeriun që do të udhëheqë projektin e ri të kuqezinjve.
Për ta bërë të mundur këtë marrëveshje, klubi italian ka paguar 4 milionë euro te Eintracht Frankfurti, duke mbyllur përfundimisht bashkëpunimin e tij me klubin gjerman.

Pas largimeve të Igli Tares, Geoffrey Moncadës dhe Giorgio Furlanit, drejtuesit e Milanit kishin nevojë për një strukturë të re organizative.
Pronari Xherri Kardinale ka vendosur t'ia besojë këtë detyrë Kroshe, i cili do të ketë një rol kyç në ndërtimin e skuadrës.
Prioriteti kryesor i drejtorit të ri do të jetë merkatoja.
Milani synon të rikthehet në garën për titullin kampion dhe pritet të jetë aktiv në afrimin e futbollistëve me peshë për të përforcuar ekipin.
Ndërkohë, në pozicionin e drejtorit sportiv është emëruar Timo Hardung, i cili do të jetë pjesë e strukturës së re drejtuese.
Pozicioni kishte mbetur vakant që prej largimit të Igli Tares në maj, ndërsa emërimi i Kroshe konsiderohet një hap i rëndësishëm në riorganizimin e klubit kuqezi.
© SYRI.net
Haaland drejt Real Madridit për 150 milionë euro? Zbulohet klauzola e bujshme, mund të sakrifikohet Vinicius
NBA/ Portland fiton në Philadelphia, shkëlqen Deni Avdija, LeBron James nuk shmang dot humbjen
UEFA EURO U-21 2027/ Të enjten hidhet në Beograd shorti i fazës finale, merr pjesë edhe ShqipëriaBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: