Prej më shumë se 24 orësh, një pjesë e qytetit të Prrenjasit vijon të jetë pa energji elektrike, duke lënë pa furnizim familje dhe bizneset.

Sipas OSHEE-së, defekti është shkaktuar në një linjë nëntokësore, çka ka vështirësuar identifikimin e pikës së dëmtuar dhe ka vonuar nisjen e punimeve të riparimit.

Ndërkohë për zgjidhjen e situatës janë angazhuar tre grupe pune, ndërsa qytetarët presin rikthimin sa më parë të energjisë elektrike.