Sveçla në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, me theks të veçantë në sigurinë publike, shkëmbimin e të dhënave, menaxhimin e emergjencave civile dhe sigurinë kibernetike.

Ai ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.

Në njoftimin e tij, Sveçla ka bërë të ditur se e ka ftuar ministrin Fujii për një vizitë zyrtare në Kosovë, me qëllim të njohjes nga afër me zhvillimet në vend dhe identifikimit të mundësive të reja për bashkëpunim.