Tuesday / November 24 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

Share Share Icon

Shoqata ProEksport Albania së bashku me 28 sindikata dhe organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe përfaqësisë së BE në vendin tonë kërkojnë që paga minimale të mbetet e patatueshme dhe të rishikohet llogaritja e tatimit për pagat e ulëta.

“Pragu i patatueshëm të lidhet me pagën minimale zyrtare dhe të përditësohet automatikisht sa herë që ajo rritet”, theksojnë shoqatat e biznesit dhe sindikatat.

Prej tyre kërkohet të rishikohet edhe mënyra e llogaritjes së tatimit mbi pagat e ulëta.

“Pjesa e pagës deri në pragun e patatueshëm të mbetet e përjashtuar edhe kur paga bruto e kalon këtë prag. Tatimi të zbatohet vetëm mbi pjesën që e tejkalon atë, në mënyrë që çdo rritje e pagës bruto të sjellë edhe rritje të pagës që punëmarrësi merr në dorë”, kërkojnë 29 shoqatat.

Në letër theksohet se sipas formulës aktuale të tatimit, një punëmarrës që përfiton një rritje prej 1.000 lekësh në pagën bruto, nga 50.000 në 51.000 lekë, përfundon duke marrë 1.192 lekë më pak në pagën neto. Rritja e pagës nuk mund të përkthehet në ulje të të ardhurave të punëmarrësit.

Kjo nismë tejkalon interesat e një sektori të caktuar ekonomik dhe vendos në qendër interesin e përbashkët të punëmarrësve, familjeve, konsumatorëve dhe sipërmarrjes.

“Sipas formulës aktuale, të cilën projektligji e ruan për pagat e ulëta, një punëmarrës me pagë bruto prej 50 000 lekësh merr 44 400 lekë në dorë pas kontributeve. Me një pagë bruto prej 51 000 lekësh, zbritja personale bie nga 50 000 në 35 000 lekë, tatimi bëhet 2 080 lekë dhe paga neto zbret në 43 208 lekë.

Kështu, një rritje prej 1 000 lekësh në pagën bruto i lë punëmarrësit 1 192 lekë më pak në muaj.

Kjo situatë krijon një paradoks të papranueshëm: punëmarrësi që përfiton një rritje të vogël të pagës bruto, në vend që të marrë më shumë të ardhura, përfundon duke marrë më pak.

Nëse paga minimale zyrtare rritet dhe pragu i patatueshëm mbetet në 50 000 lekë, edhe punëmarrësit me pagë minimale mund të fillojnë të paguajnë tatim mbi pagën”.

Sipas shoqatave të biznesit dhe sindikatave ndryshimi i fashave i propozuar në projektligjin e tatimit mbi të ardhurat me paketën fiskale jep lehtësim për pjesën e pagës bruto mbi 200,000 lekë në muaj. Për një pagë prej 100,000 lekësh, tatimi mujor mbetet 9 100 lekë. Për një pagë prej 300,000 lekësh, tatimi ulet me 10,000 lekë në muaj.

Shoqatat e bizneseve kërkojnë që Ministria e Financave të paraqesë edhe alternativa që u japin përparësi punëmarrësve me paga të ulëta dhe të mesme, për të cilët edhe një ndryshim i vogël në pagën neto ndikon drejtpërdrejt në përballimin e shpenzimeve mujore.

Për shqetësimet dhe propozimet e prezantuara për paketën fiskale shoqatat kërkojnë zhvillimin e një seance dëgjimore me grupet e interesit. Të zhvillohet një seancë dëgjimore me përfaqësues të punëmarrësve, konsumatorëve, bizneseve të vogla dhe organizatave të shoqërisë civile. Komisioni përgjegjës të pasqyrojë në raportin e tij propozimet e paraqitura dhe mënyrën se si janë trajtuar.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Brezi që lind sot në Shqipëri mund të fitojë 42% më shumë nga përmirësimi i shëndetësisë dhe arsimit

Një fëmije në Shqipëri i mungon një vit shkollor krahasuar me një fëmijë në Kroaci dhe kur të dalë nga sistemi arsimor ka rezultate më të dobëta në...

2 hours më parë 3 Min Lexim

Heqja nga kalendari i akcizës nuk ndalon tregtimin e qeskave me nikotinë

Nga Fatmir Kazazi, konsulent fiskal Arsyeja e këtij shkrimi është një gabim, në gjykimin tim, i bërë gjatë shqyrtimit të paketës fiskale 2027 në Ko...

3 hours më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!