Skandal/ Balla fyen klerin ortodoks, reagon Mitropoliti Anastas i Korçës: Me shpopullimin, doni të mos flitet më shqip

12:30, 24/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka fyer rëndë besimtarët dhe klerin Ortodoks në Shqipëri. Në ditëne Alfabetit, Taulant Balla, zgjodhi si urim një fragment nga filmi “Kush vdes në Këmbë”, dedikuar Petro Nini Luarasit, ku ndër të tjera, sistemi dictatorial kujdesej që të ironizonte dhe vinte në lojë klerin Ortodoks. Për publikimin e Taulant Ballës, reagoi Mitropoliti Anastas i Korçës, i cili akuzon Taulant Ballën dhe qeverinë Rama, se po përdorin shpopullimin si mjet që në Shqipëri të mos flitet më gjuha shqipe.

SYRI TV

Në ditën e Alfabetit, Kreu i Grupit Parlamentar socialsit Taulant Balla, zgjodhi të publikojë një fragment nga filmi “Kush vdes në Këmbë”, ku portretizohet veprimtaria e Petro Nini Luarasit në mbrojtje të gjuhës Shqipe. Por veç portretizimit të Petro Nini Luarasit, filmi ironizonte deri në vënie në lojë të klerit ortodoks, pasi diktatura shkatërroi kisha e xhamia dhe ndaloi fenë. Dhe pikërisht, një nga këto fragmente, ku në film ka një dialog që tenton të nxjerr në pah injorancën e klerit orodoks, është përzgjedhur nga Taulant Balla për t`u postuar në formën e një urimi për shqiptarët.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagim të fortë te Mitropoliti i Korçës At Anastasi. Në një reagim në rrjete sociale, me gjuhë të ashpër, Mitropoliti Anastas, teksa i kujton Ballës se nuk mund ta përdhosë dot figurën e klerit ortodoks. Ai akuzon Tulant Ballën dhe qeverinë që ai përfaqëson, se nëpërmjet shpopullimit, po bëjnë gjithçka që në Shqipëri të flitet çdo gjuhë tjetër e huaj përveç shqipes.

“Kur nëpërmjet shpopullimit, bën çdo gjë që Shqipëria të flasë çdo gjuhë, përveç shqipes, dhe puna ta do të bësh patriotin në ditë feste. Nuk i përdhosni dot klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist, z. Balla”.

Image

Jo vetëm mitropoliti i Korçës, por edhe në profilin e Taulant Ballës në Facebook, ka pasur lum kritikash dhe akuzash ndaj deputetit socialist, ku qytetarët e kanë cilësuar si fyerje të rëndë ndaj besimtarëve dhe klerit ortodoks, postimin e Ballës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco