Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij për nënën e ndjerë

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka ndarë një rrëfim emocional pas vendimit të gjykatës së shkallës së dytë.

Syla ka treguar se gjatë procesit gjyqësor, fëmijët e Liridonës, Dioni dhe Diari, kishin kërkuar që një rrobë me emrat e tyre të dërgohej te varri i nënës.

Të lidhura

None found

“Gjatë procesit gjyqësor, na erdhi një mesazh nga fëmijët e Liridonës, Dioni e Diari, se duan që këtë rrobë të tyrën me emrat e tyre në të t’ia dergojnë te varri të ëmës. Procesi veçse kishte filluar e udhëtimi i tyre për në Kosovë dukej vite drite larg në horizontin e dëshirës së tyre”, ka shkruar Syla.

Gjithashtu, avokati ka rrëfyer edhe momentin kur kishte takuar njërin nga djemtë e Liridonës, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

“Në një ambient të përshtatshëm pata mundësinë ta takoj Dionin. ‘Faleminderit’ më tha, duke më njohur si avokat të së ëmës e të tyrin për çështjet në Suedi. U kaplova nga lotët, por u kurseva nga sytë e tij. Nuk kisha mundësi të bëja më shumë sesa ta përqafoja fort e t’i përkëdhelja kokën e ëmbël”, ka rrëfyer ai.

Pas vendimit të shkallës së dytë, Syla ka shprehur shpresën që fëmijët së shpejti të mund të vizitojnë varrin e nënës së tyre.

“Sot, u vulos verdikti në shkallë të dytë. Shpresoj që shpejtë Dioni e Diari do të mund të afrohen edhe fizikisht me Liridonën, e t’i sjellin lulet që i kanë përgatitur shumë kohë më parë”, ka shkruar avokati.

Ai ka falenderuar gjyqtarët, prokurorët, hetuesit policorë, ekspertët, mediat dhe shoqërinë civile për punën dhe kontributin e tyre gjatë këtij procesi.

Syla ka theksuar se rasti dëshmoi se askush nuk është i paprekshëm nga fuqia e ligjit.

“Lufta për drejtësi duhet dhe do të vazhdojë. Kjo kauzë ju bëftë dritë e përjetshme Liridonës, qetësi shpirtërore dy engjëjve e familjes së saj”, ka përfunduar Syla.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetstarzbetstarzbetGrandpashabetjojobet