Taulant Balla ka konfirmuar përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, duke bërë të ditur se ky vendim ishte marrë që në Asamblenë e PS-së, kohë në të cilën sipas tij, ishin paraqitur edhe motivet. “Pas nëntë vitesh në grupin parlamentar, më vjen keq që shkojmë në këtë vendimmarrje. Kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Kjo ndodh edhe në grupin socialist parlamentar në BE. Nëse doni, ua vë në dispozicion rregulloren. Mund ta lexoni”.