Një pjesë e Përrenjasit pa energji prej gati 24 orësh pas stuhisë, OSHEE: Rikthimi pritet para mesditës
Stuhia që përfshiu Përrenjasin ka shkaktuar probleme edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji prej gati 24 orësh, pas një defekti të konstatuar mesditën e së hënës.
Sipas OSHEE-së, dëmtimi është evidentuar në një linjë nëntokësore, duke vështirësuar lokalizimin e pikës së defektit dhe ndërhyrjen për riparimin e saj. Fillimisht, ekipet kanë punuar për identifikimin e zonës së dëmtuar, ndërsa më pas është bërë e nevojshme hapja e terrenit për të mundësuar riparimin.
Për rikthimin e furnizimit janë angazhuar tre grupe pune, të cilat po vijojnë ndërhyrjen në terren. OSHEE ka bërë me dije se energjia elektrike pritet të rikthehet përpara mesditës së sotme.
Ndërprerja e zgjatur ka vështirësuar aktivitetin e bizneseve dhe jetesën e familjeve, veçanërisht për shkak të temperaturave të ulëta. Gjatë natës së kaluar, temperaturat në Prrenjas kanë zbritur deri në 1 gradë Celsius, duke e bërë edhe më të ndjeshme mungesën e energjisë për banorët që e përdorin atë për ngrohje.
Pas afro 24 orësh pa energji, banorët presin përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit në zonat e prekura.
Rikthehet energjia elektrike në Përrenjas, OSSH riparon fiderin e dëmtuar
SPAK sugjeron që Veliaj të marrë pjesë në seancat e ardhshme me videokonferencë, GJKKO: Konsultë me Burgjet
Përse u përmend Shqipëria? Meçollari analizon sulmin me dron ndaj anijes ruse në Libi
- 13:53 Rikthehet energjia elektrike në Përrenjas, OSSH riparon fiderin e dëmtuar
- 13:46 SPAK sugjeron që Veliaj të marrë pjesë në seancat e ardhshme me videokonferencë, GJKKO: Konsultë me Burgjet
- 13:22 Përse u përmend Shqipëria? Meçollari analizon sulmin me dron ndaj anijes ruse në Libi
- 13:22 Tirana pret më 25-26 nëntor Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, zbardhet agjenda
- 13:08 Këshilli i Legjislacionit miraton Ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 maj 2025
- 12:58 Vrasja e Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona të tjerë! Mes tyre edhe ish-vjehrra e ish-kunati