Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi për mediat pas daljes nga GJKKO se pala mbrojtëse po kërkon me urgjencë që Velia të ndiqet nga mjeku i tij, duke paralajmëruar për pasoja të mundshme shëndetësore nëse nuk merret një vendim i shpejtë.
Sipas avokatit Ndreca, çështja kryesore nuk lidhet me institucionin spitalor ku do të kryhet trajtimi, por me garantimin e ndjekjes mjekësore nga specialisti i zgjedhur prej tyre, ndërsa aktualisht zgjidhja e përcaktuar nga gjykata është në varësi të një vendimi nga Drejtoria e Burgjeve.
“Kemi problem që të ndiqet nga mjeku ynë, jo se ku. Le ta bëjë edhe te Trauma, mjeku na ka sugjeruar privatin. Teknikisht është e pamundur të bëhet te Memoriali me mjekun tonë, por nëse bëhet edhe atje, OK, por ka strukturën mbështetëse ose te Trauma, ose te privati ku punon.
Deri tani, zgjidhja sipas gjykatës është që duhet të shprehet me vendim Drejtoria e Burgjeve.
Mund të ketë pasoja shëndetësore, ndaj kemi kërkuar urgjencë, sepse ne nuk e dimë se çfarë pasojash mund të sjellë. Jemi në këto kushte për shkak të vendimmarrjes së burgjeve”, u shpreh Ndreca.












